Nurellari: Shpreh keqardhjen për keqkuptimin e deklaratës lidhur me çështjen e arkivit të UÇK-së

15 shtator 2021 | 16:31

Anëtari i kryesisë së PDK-së,  Adri Nurellari, ka reaguar pas keqinterpretimit të deklaratës së tij lidhur me pozicionimet personale të anëtarit të Këshillit Drejtues të PDK-së, Andin Hoti.

Në një postim në “Facebook”, Nurellari ka shkruar se titulli i lajmeve nuk ka pasur lidhje me temën e intervistës dhe është nxjerrë jashtë kontekstit të bisedës.

Duke komentuar për titullin e përhapur në media, ai ka sqaruar se nuk është i përshtatshëm pasi ai nuk ka folur për ndonjë dorëheqje formale apo largim të Andin Hotit nga PDK-ja që ta meritonte këtë titull sensacional

“Tema ka qenë hapja e çështjes së arkivave inekzistentë sekretë të UÇK-së ku unë ritheksova qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës e cila e konsideron këtë temë të dëmshme për Kosovën”, ka shkruar shkruan ai.

Statusi i plotë i Adri Nurellarit:

Duhet të sqaroj se ky titull nuk ka pasur lidhje me temën e intervistës dhe është nxjerrë jashtë kontekstit të bisedës. Tema ka qenë hapja e çështjes së arkivave inekzistentë sekretë të UÇK-së ku unë ritheksova qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës e cila e konsideron këtë temë të dëmshme për Kosovën.

Unë nuk kam folur aspak për ndonjë dorëheqje formale apo largim të Andin Hotit nga PDK që të dilej me këtë titull sensacional. Në dijeninë time nuk ka ndodhur asnjë prej këtyre veprimeve. Mirëpo kam dashur të sqaroj se deklarata e tij vjen prej postit të tij të ri shtetëror dhe përbën një qëndrim ndryshe nga qëndrimi zyrtar i PDK-së.

Shpreh keqardhjen ndaj Andinit dhe opinionit publik për këtë keqkuptim të deklaratës sime. Qëllimi im kryesor ka qenë për të spjeguar saktë versionin zyrtar të PDK-së përkundrejt komenteve të ndryshme të shumta që janë dhënë për këtë temë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, vazhdon të jetë…