Nurellari: Zgjedhjet lokale, shuplakë për partinë në pushtet

17 tetor 2021 | 21:21

Anëtari i Kryesisë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adri Nurellari, ka vlerësuar se zgjedhjet lokale sot ishin një shuplakë për partinë në pushtet.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këto zgjedhje shënojnë edhe një fitore të përgjithshme të opozitës.

“Zgjedhjet lokale sot ishin qartazi një shuplakë për partinë në pushtet, Vetëvendosjen duke shënuar fillimin e fundit të tollumbaces populiste elektorale të pak muajve më parë. Po ashtu shënojnë një rikthim e rimëkëmbje të Partisë Demokratike të Kosovës në veçanti dhe një fitore të përgjithshme të opozitës ndaj një qeverisje dështake e mashtruese”, ka shkruar ia.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazmend Muhaxheri i LDK-së ka thënë se gara për Pejën…