Nuri ndërprenë bashkëpunimin me Llapin
11 korrik 2019
| 12:42
Futbollisti nga Shqipëria, Klodian Nuri ka ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën e Llapit.
Skuadra nga Podujeva ka njoftuar se futbollisti në fjalë se kjo ndarje erdhi me kerkesë të futbollistit shqiptar, i cili ka shprehur dëshirën të vazhdoj karrierën diku tjetër.
“Klubi njofton për ndërprerjen me konsensus të marrëveshjes me futbollistin Klodian Nuri. Pas një diskutimi të përbashkët mes klubit dhe futbollistit, vendosëm që mos ta pengojmë futbollistin për arsye të tij personale, i cili do ta vazhdoj karrierën diku tjetër. Njëherit, pas përmbylljes së marrëveshjes së dyanshme, klubi falënderon Klodian Nurin për bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e Llapit.
/Epoka e re/