‘Nusen e gjetëm në bodrumin e një shtëpie, djalin e zuri një pjesë që rrëshqiti nga kodra’, familjari jep detaje për rastin tragjik

25 qershor 2023 | 13:55

Një anëtar i familjes Ademaj ka dhënë detaje lidhur me tragjedinë që ka ndodhur mbrëmë në Pejë, ku nga vërshimet kanë humbur jetën dy familjarë të tyre, nëna bashkë me djalin e saj.

Ai ka thënë se nga vërshimet një pjesë e kodrës ka rrëshqitur duke e zënë kështu djalin 5 vjeç.

Më tutje, ai ka bërë me dije se nusen e tyre e kanë gjetur në një bodrum në një shtëpi.

“Shi ka rënë. Ka rrëshqit një pjesë e kodrës edhe ka rënë mbi djalin. Në oborrin e vëllait u mbushë plotë ujë, pastaj ka hy brenda dhe menzi i kemi shpëtu edhe dy fëmijët tjerë. Jemi mundu me shpëtu nusen, e kemi gjetur në një bodrum. Një orë e gjysmë derisa e kemi gjetur”, ka thënë ai për “Kosovapress”.

Vërshimet në Pejë kanë marrë jetën e dy qytetarëve, ndërsa janë lënduar disa tjerë.

Po ashtu, janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Lidhur me vërshimet në qytetin e Pejës ka pasur reagime të shumta, ndërsa krerët e shtetit kanë ofruar gjithë mbështetjen për qytetarët në Pejë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga vërshimet e mbrëmshme në Pejë e kanë pësuar tragjikisht…