
Nushi i kundërpërgjigjet Kurtit: Kryeministër, mielli nuk është inat
04 shtator 2022
| 14:51
Sekretari organizativ në Partinë Socialdemokrate (PSD), Nol Nushi, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, pasi ka thënë se aksioni i djeshëm i kësaj parti kundër ministrit Hekuran Murati është bërë nga inati.
Nushi i ka thënë Kurtit se mielli nuk është inat.
“Inatin e juaj mos e m’veshni te PSD-ja. E kuptoj që të vlon lukthi kur një subjekt i ‘vogël’ ta shpërfaqë krejt hipokrizinë e qeverisjen e mbrapshtë. E di që donë me e pasur edhe opozitën e qytetarin qysh i ke militantët e profiterët në parti, por kjo dëshirë nuk të realizohet”, ka shkruar Nushi në llogarinë e vet në “Facebook”.