Nushi i PSD-së: E premtuan Dubravën 12 kat, po përfundojnë duke importuar të burgosur nga Danimarka
26 maj 2024
| 13:23
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Nol Nushi, ka thënë se në Kosovë edhe për burgje do të ketë standarde të dyfishta.
Nushi ka thënë se të burgosurit nga Danimarka që do të vijnë në Kosovë për shkak të marrëveshjes, do të kenë kushtet më të mira se ata në Kosovë.
“Tash edhe në burgje do të kemi standarde të dyfishta. Të burgosurit që Kosova i ‘importon’ nga Danimarka do të kenë kushte shumë më të mira sesa të burgosurit nga Kosova. E premtuan Dubravën 12 kat, po përfundojnë duke importuar të burgosur nga jashtë e duke shkelë te drejta të njeriut”, ka shkruar Nushi në “Facebook”.