Nushi ia kujton Kurtit kur LV-ja u bë bashkë me partitë tjera në këtë komunë
15 nëntor 2021
| 14:32
Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se bashkimi i partive tjera kundër LV-së ka ndikuar në rezultatin e kësaj partie.
Sekretari i PSD-së, Nol Nushi, e ka demantuar Kurtin duke ia kujtuar rastin kur LV-ja bëri koalicion me AAK-në e Ramush Haradinajt për ta mposhtur ish-kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastratin.
“Kështu paska thënë kryeministri i cili për ta mundur Qëndron Kastratin bëri koalicion me Ramushin, Begzad Sinanin, Shaip Surdullin, Fatmir Matoshin dhe bashkoi struktura kriminale e parapolitike për ta mposhtur kryetarin me progresiv që ka pasur Kosova”, ka shkruar Nushi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Nushi ka thënë se Kurti e ka fituar Kamenicën, por e ka humbur “fytyrën”.