Nushi: Mashtruesi më i madh është Albin Kurti
Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Kurti për shtrenjtimin e rrymës në Kosovë.
Nushi ka thënë së mashtruesi më i madh është Albin Kurti, sepse ka mashtruar qytetarët e Kosovës, duke marrë votat në emër të kauzës së rrymës.
“Mashtrimi kish mujt me qenë më i vogël sikurse Kurti kur është privatizu KEDS-i kish me nëjt duarkryq me një komunikatë, por se si aktivist, unë personalisht jam arrestu, ka pasë aktivist që janë gjakos atë ditë, pra Kurti ka lujtur me emocionet e qytetarëve, i ka ngrit, ka fitu vota në emër të kësaj kauze të cilës tash jo që po ia kthen shpinën, por po vepron brutalisht në kurriz të qytetarëve në ndihmë të një korporate private, e cila ka për detyrë me na firnizu me rrymë”, tha Nushi në Politiko në kanal10.