Nushi: Me Tomën e mbajtëm distancën, nuk u rrahëm
Gazetari Milaim Zeka mbrëmë ka thënë se avokati Tomë Gashi dhe Nol Nushi, pas debatit në Radio Televizionin e Kosovës të Ridvan Berishës, janë rrahur. Por, një gjë të tillë e kanë mohuar Nol Nushi dhe Tomë Gashi.
“Nuk ka pasur kurrfarë rrahje. As konfrontim as më të voglin fizik mes meje dhe Tomës. E kemi mbajtur distancën, se e kemi edhe situatën e virusit. Është e vërtetë deklarata e Milaim Zekës. E kam gjuajtur me ujë Tomë Gashin, se jam ofenduar tepër rëndë”, ka thënë Nushi në “Tv Dukagjin”.
Edhe avokati Gashi ka thënë se nuk ka pasur konfrontim fizik, gjithçka është e xhiruar dhe emisioni ka qenë drejtpërdrejt. “Unë mendoj se asgjë nuk ka ndodhur që pasi kemi vazhduar me disa minuta debat me stilin e njëjtë të vrazhdë. Nuk dua të interpretoj askënd që pretendon se ka pasur rrahje, por dua të them vetëm se ka pasur debat të nxehtë’’, ka thënë Gashi.
Ai ka komentuar edhe deklaratën e Nushit më herët i cili ka hedhur uji në drejtim të Gashit.
“Nol Nushi ka mund të më gjuaj me ujë, por unë nuk e konsideroj asgjë të rëndë pasi në atë mënyrë shkoi debati.
’Nuk ka ndodhur ajo që po thonë. Kurrfarë rrahje dhe nuk ka pasur asgjë që ia vlen të përmendet. Ato që kam përmend unë gjithçka është në televizion dhe incizuar. Ai filloi të më përmendte familjen dhe djalin tim duke thënë se Albini nuk fitoi vota sa duhet për t’u bërë deputet. Unë ia ktheva njëjtë dhe nuk ka pasur asgjë të preket. Debati për fitim të votave të djalit tim nuk ka pasur nevojë të ndodhë. Gjithçka është e incizuar dhe nuk besoj se mund të keqpërdoret. Emisioni ka qenë live dhe nuk besoj se do të ketë ndërhyrje. Nuk ka pasur rrahje dhe besoj se kush aludon në këso gjëra të tilla dëshiron të krijoj debat të panevojshëm”, ka deklaruar Gashi.
Zeka thotë se Tomë Gashi e fyeu rëndë Nol Nushin, e pas asaj ky i fundit e ka gjuajtur me ujë Gashin.
“Në momentin që kanë shkuar siglat, ka ndodhur brenda studios. Toma e fyu Nolin tepër rëndë. Noli e gjuajti me ujë, ne ndërhymë pastaj. S’lamë të bëhet më e keqe”, thotë Zeka.
“Fyerja ishte tepër e randë, disa herë Toma i ka thënë a i ke ga nanës a motrës. Është shqetësuese kur njerëzit e VV’së po e ushqejnë elektoratin e vet me sha e me fy e me denigru”, ka thënë Zeka.
(B. D.: ‘Epoka e re’)