Nushi publikon faturën e librave: Shuma 30% më e lartë se ajo e ndarë nga MASHTI, manipulanta
Zyrtari i PSD-së, Nol Nushi, në llogarinë e tij në “Facebook” ka publikuar një faturë të blerjes së librave nga një prindër.
Nushi ka treguar se cilat janë librat që i duhen një nxënësi në klasën e pestë dhe të cilat kushtojnë mbi 70 euro.
Sipas tij, kjo është mbi 30 për qind më shumë se shuma e ndarë nga ministria e arsimit për subvencione.
“Ministria e arsimit duke dashur qe te tingelloje qe po shpenzon pak per librat, na ka thene qe per klasen 1-5 do te ndahen 80 euro per nje nxenes. 50 euro per libra, 30 eruo per materiale shkollore. Bashkangjitur e keni nje fatur te nje prindi ne Prishtine. Shuma e shpenzuar per nxenesin e klases se 5te vec per setin e librave eshte 70.8euro, pra rreth 30% me e larte se ajo qe ka nda ministria. Manipulata” ka shkruar Nushi.