Nushi: Vitia u kthye për të dështuar prapë

26 dhjetor 2022 | 13:50

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Nol Nushi, ka reaguar pasi emërimit të Arben Vitisë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas Nushit, Arben Vitia ka dështuar si ministër, por ka dështuar edhe në siç ka thënë ai  në “fushatën” për kryetar komune.

“Arben Vitia ishte emëruar ministër për të bërë fushatë për kryetar komune. Dështoi si ministër, e dështoi edhe në fushatë. Ai ishte përgjigjes për hapjen e masave që shkaktuan mijëra të infektuar e dhjetëra të vdekur. Për këtë ka kallëzim penal”, ka shkruar Nushi në “Facebook”.

Më tutje, Nushi se Arben Vitia është kthyer “për të dështuar prapë”.

“Më pas u emërua drejtor i spitalit privat, i cili u zhvillua shumë përderisa Vitia ishte ministër. Tash kthehet prapë për të dështuar prapë. Kaq për shëndetësinë publike”, ka shkruar Nushi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova sot ka hyrë në ditën e 17-të prej kur…