Nusja e guximshme varet buzë shkëmbit për foton perfekte të dasmës
06 shtator 2020
| 12:58
Një nuse e guximshme ka treguar se ka besim te partneri i saj dhe ka vendosur që të realizojë një fotografi që rrezikonte edhe jetën.
30-vjeçari Ryan Myers dhe bashkëshortja e tij 28-vjeçare, Skye nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dëshironin një dasmë të madhe por si pasojë e rrethanave të krijuara nga Covid-19 ata e bënë të vogël.
Por koronavirusi nuk i ndaloi ata që të realizonin fotografitë perfekte të ditës së tyre të madhe. Ata njihen për tipa aventurierë, e si pasojë vendosën që ceremoninë e dasmës ta bënin në Hawksbill Crag, një shkëmb ikonik në rrugën e alpinizmit Whitaker Point.
Madje nusja rrezikoi shumë për setin fotografik, kur u ngit në një shkëmb dhe qëndroi e varur buzë tij. Fotografi Mason Gardner ka kapur foton befasuese të Ryan dhe Skye, teksa ishin kapur dorë për dore dhe qëndronin në buzë të shkëmbit.