Nussbaumer i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të ndërmarrin hapa që parandalojnë tensionet

09 korrik 2024 | 11:12

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të ndërmarrin hapa që parandalojnë tensionet dhe të kthehen në tavolinën e bisedimeve.

Në një konferencë për medie së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, Nussbaumer, ka thënë se Zvicra mbështet dialogun, teksa shtetin e tij e ka quajtur aleat të fortë për Kosovën, raporton “EO”.

“Ne kemi pasur një takim të frytshëm, diskutimet tona i kanë theksuar marrëdhënie dinamike dhe të fuqishme. Kosova dhe Zvicra kanë bashkëpunuar edhe në fushën e diplomacisë parlamentare. Unë e kam përshëndetur bashkëpunimin e ekspertizave parlamentare. Zvicra është një mbështetëse e vazhdueshme e Kosovës, Zvicra është krenare me komunitetin e integruar mirë në shoqërinë tonë, të kosovarëve. Zvicra është e shqetësuar për tensionet në rritje në lidhje me pakicat serbe në Kosovë. Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa që të parandalojnë tensionet. Zvicra mbështet dialogun, Kosova ka Zvicrën një aleate të besueshme për zhvillim dhe integrimin evropian”, ka thënë Nussbaumer.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se…