Nuza dhe Berisha në ndeshjet kualifikuese për Evropianin U17
22 tetor 2018
| 16:45
UEFA dhe FIFA gjithnjë e më shumë po u jep hapësirë gjyqtarëve të Kosovës, falë paraqitjes së tyre jashtëzakonisht të mirë që po tregojnë në garat ndërkombëtare.
Gjyqtari kryesor Genc Nuza dhe gjyqtari anësor Fatlum Berisha, nesër udhëtojnë për në Turqi, ku do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet kualifikuese për kampionatin evropian të grup-moshës U17. Në këtë grup marrin pjesë Turqia, Irlanda e Veriut, Sllovakia dhe San Marino.
/Epoka e re/