Nuza gjyqtar kryesor në dy ndeshje kualifikuese për Evropianin U19

19 shtator 2022 | 11:37

Gjyqtarët e Kosovës vazhdojnë të tregohen të suksesshëm në garat evropiane. Pasi javën e kaluar ishin të deleguar në ndeshjen e Ligës së Konferencës, Gent – Shamrock Rovers, Genc Nuza si gjyqtar kryesor dhe Granit Hyseni, si gjyqtar anësor, do ta ndajnë drejtësinë në turneun kualifikues për “Euro 2023” për kombëtaret e grupmoshave 19-vjeç, që zhvillohet në Rumani.

Në këtë turne krahas Rumanisë marrin pjesë edhe Austria, Letonia dhe Lituania. UEFA e ka vlerësuar gjyqtarin Nuza, duke ia besuar ndeshjen kryesore të grupit, atë ndërmjet Rumanisë dhe Austrisë, që zhvillohet më 27 shtator, teksa paraprakisht ai do ta gjykojë edhe ndeshjen ndërmjet Austrisë dhe Lituanisë, që zhvillohet më 21 shtator.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka…