Nuza, gjyqtar kryesor në miqësoren Shqipëri – Itali
Gjyqtari Genc Nuza do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila zhvillohet më 16 nëntor në orën 20:45.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Nuza nëpërmjet një postimi në “Facebook”.
“Jam tejet i lumtur që do të jem gjyqtar kryesor në ndeshjen miqësore, Shqipëri – Itali e cila do të zhvillohet në njërin nga stadiumet më moderne të Evropës, ‘Air Albania’”, ka thënë Nuza.
Njoftimi i plotë i Nuzës:
Të nderuar miq,
Jam tejet i lumtur që do të jem gjyqtar kryesor në ndeshjen miqësore, SHQIPËRI – ITALI e cila do të zhvillohet në njërin nga stadiumet më moderne të Evropës, Air Albania.
Ta përfaqësosh shtetin e Kosovës dhe FFK-në, në një ndeshje të këtij nivieli është një tjetër ëndërr e realizuar dhe sukses i madh jo vetëm i imi por i gjithë futbollit kosovar në përgjithësi. Së bashku me asistentët Fatlumin, Bujarin dhe kolegët e nderuar nga Shqipëria do të japim më të mirën në këtë ndeshje.
Na prift e mbara ! ??????