Nuza kujton ndeshjen me emocionuese

16 prill 2020 | 15:05

Gjyqtari i futbollit të Kosovës, Genc Nuza, ka kujtuar një prej ditëve më emocionuese të karrierës.

Bëhet fjalë për debutimin në arenën ndërkombëtare. Ai publikoi videon nga ndeshja ndërmjet Turqisë dhe Moldavisë, e zhvilluar më 27 mars 2017.

Këtë duel Nuza e drejtoi me ndihmën e asistentëve nga futbolli ynë, Bujar Selimaj dhe Fatlum Berisha. Sigurisht, Nuza s’do ta harrojë kurrë atë mbrëmje. “Disa momente thjesht nuk mund të harrohen”, ka shkruar Nuza në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar me pezullim të punës…