“Nxehet” derbi Feronikeli – Prishtina, përjashtohet Miftaraj
07 nëntor 2018
| 15:02
Pas golit të shënuar nga Prishtina në minutën e 57-të, derbi që po zhvillohet në Drenas ka filluar të “nxehet” edhe me shumë.
Në fakt, gjyqtari kryesor e ndëshkoi me karton të kuq Diar Miftarajn e Prishtinës, pas dy kartonëve të verdhë. Në këtë mënyre skuadra kryeqytetase nga minuta e 64-të, është pa një lojtar dhe i duhet ta ruaj epërsinë prej një goli.
/Epoka e re/