
Nxehtësi e madhe, nga qielli kanë ranë fije bari
08 korrik 2019
| 11:16
Tanya Rendall nga Gloucestershire e Anglisë nuk mund të besonte kur pa se nga qielli po binin tufa fijesh bari, në mbarë lagjen e saj.
Fenomenin e pazakontë, 46-vjeçarja arriti ta filmonte, ndërsa shikonte nga oborri i shtëpisë së saj.
Ky fenomen mendohet se ka ndodhur nga nxehtësia e madhe në kohën kur ishte 28 gradë celsius, shumë nxehtë për atë regjion, ka raportuar “Mailonline”.