Nxënësi Elton Avdiu përfaqëson Kosovën në Lituani
08 mars 2020
| 13:33
Kosova për herë të parë merr pjesë në këtë Olimpiadë në cilësinë e anëtarit me të drejta të plota dhe në këtë Olimpiadë do të jetë edhe një garues kosovar.
Nxënësi Elton Avdiu i cili zuri vendin e parë në shkencën e Fizikës, do ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës (international Physics Olympiad – IPhO në Korrik 2020) që mbahet në Vilnius të Lituanisë.
Elton Avdiu është nxënës i Gjimnazit “Hasan Nahi” në Prishtinë