Nxënësi i çon mesazh drejtorit të shkollës në Prizren, kërcënon se do t’i vrasë nxënësit
01 qershor 2023
| 12:14
Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur gjatë së martës në shkollën “Luciano Motroni” në Prizren.
Drejtori i kësaj shkolle ka raportuar në polici se ka marrë mesazhe kërcënuese nga një nxënës.
Rasti e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
Bytyqi ka thënë se nxënësi i ka shkruar disa mesazhe drejtorit se e ka bërë një listë të nxënësve që do t’i vrasë.
“I mituri ka kanosur nëpërmjet ‘WhatsApp’. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit janë marrë me rastin”, ka thënë Bytyqi për “Klankosova.tv”.