Nxënësi i diplomuar në Gjimnazin “Hasan Nahi” pranohet si kadet në akademinë e forcave ajrore të SHBA-së

12 prill 2020 | 16:16

Sipas njoftimit të dhënë edhe nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, që nga themelimi i saj për herë të parë, ka fituar mundësinë që të dërgojë kadet për t’u shkolluar në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si program shkëmbimi studentësh, mundësi kjo e ofruar nga Akademia e Forcave e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, falë bashkëpunimit të ngushtë në mes të SHBA-ve dhe shtetit të Republikës së Kosovës.

Kadeti i përzgjedhur është pikërisht nxënësi i gjimnazit “Hasan Nahi” – Albin Bytyçi, dërgimi i të cilit në këtë akademi prestigjioze është nder për neve, si shkollë në të cilën ka diplomuar edhe Albini.

Më tutje Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës ka sqaruar se të gjitha testimet si dhe nominimet e kandidatëve, janë bërë në kuadër të bashkëpunimit në mes të Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kandidatët iu kanë nënshtruar testeve rigoroze, duke filluar nga Testi i Inteligjencës, Testi i gjuhës angleze ECL, Testi SAT si dhe Testi Fizik.

Albin Bytyçi, ka qenë kandidati i cili në bazë të performancës së testeve dhe kritereve të përcaktuara, është përzgjedhur nga Akademia e Forcave Ajrore të SHBA-ve për shkollim në kuadër të gjeneratës 2024.

“Urojmë Albinin që të përfundojë shkollimin sa më parë, e të kthehet për t’i shërbyer Republikës së Kosovës.”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti amerikan, Daniel Serwer, thotë  se administrata aktuale amerikane është…