Nxënësit dhe mësimdhënësit duhet të kthehen në shkolla

08 shtator 2022 | 11:21

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se zgjidhja e vetme për daljen nga situata në arsim ku shumica e shkollave janë në grevë, është kthimi në shkolla i nxënësve dhe mësimdhënësve.

Këtë deklaratë kryeministri Kurti e bëri gjatë vendosjes së gurthemelit të shkollës “Ilir Konushevci” në Podujevë.

“Nga kjo situatë duhet të dilet duke nisur mësimi për nxënësit, duke shkuar mësimdhënësit dhe nxënësit në shkolla. Nuk zhvillohet vendi pa arsimim”, ka deklaruar ai.

Kurti ka thënë se si asnjë qeveri më herët kanë ndërmarrë masa sociale për përmirësimin e pozitës së gjithë qytetarëve përfshirë edhe mësimdhënësit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se për të kuptuar gjendjen…