
Nxënësit e “Gjergj Kastrioti – Skëderbeu”, pjesëmarrës në projektin PVH, përformjonë shkëlqyeshëm në shfaqjen e filmit “Cyberbullying”
Drejtoria e Arsimit e komunës së Drenasit së bashku me Kryqin e Kuq dhe me organizatorët Ganimete Shala-Gjokaj, spikologe e shkollë Gjergj Kastrioit “Skënderbeu” dhe profesorin Nuhi Nika, kanë organizuar shfaqjen e filmit “Cyberbullying”, një aktivitet i realizuar nga nxënësit pjesëmarrës në projektin PVH. Ky projekt kishte për qëllimin mbështetjen e vlera humane të nxënësve të kësaj shkolle. Kjo tematikë u zgjodh me qëllimin që ky film të shërbejë si një mjet ndërgjegjësimi dhe sensibilizimi ndaj bullizmit në internet, një fenomen që prek shumë të rinj dhe adoleshentë, shpesh duke lënë pasoja të rënda, por të padukshme. Kështu thuhet në njoftimin e shkollës së mesme të lartë Gjergj Kastrioti “Skënderbeu”, nga Drenasi.
Njoftimi i plotë:
Sot përmbyllëm me sukses organizimin e shfaqjes së filmit “Cyberbullying”, një aktivitet i realizuar nga nxënësit tanë pjesëmarrës në projektin PVH. Organizatorë të këtij eventi ishin dy diseminatorët: znj. Ganimete Shala Gjokaj, psikologe e shkollës, dhe z. Nuhi Nika , profesor, në kuadër të Kryqit të Kuq të Kosovës, në bashkëpunim me DKA-në e Drenasit.
Një falënderim i veçantë shkon për drejtorin e DKA-së në Drenas, z. Muhamet Gjoka, për mbështetjen e tij të vazhdueshme dhe bashkëpunimin e ngushtë në realizimin e këtij aktiviteti.
Pjesëmarrja dhe interesimi i madh i nxënësve ishin jashtëzakonisht të larta – me angazhimin e tyre, ata i dhanë kuptim dhe energji projektit, duke dëshmuar rëndësinë e këtij mesazhi ndërgjegjësues. Të gjitha të ardhurat e grumbulluara nga ky event do të përdoren për nevojat e shkollës dhe të nxënësve – përfitues janë të gjithë.
Falënderim i veçantë për Kryqin e Kuq të Kosovës dhe koordinatorin z. Armend Shala, i cili na nderoi me prezencën e tij dhe na ofroi përkrahje e motivim për të vazhduar më tej. Po ashtu, falënderojmë përfaqësuesit e Kryqit të Kuq – dega Drenas, z. Nuhi Hoxha dhe z. Egzon Morina – për mbështetjen dhe kontributin e tyre.
Mirënjohje e veçantë i shkon edhe drejtorit të Shkollës Teknike në Drenas, z. Lulzim Nika, për përfshirjen aktive të nxënësve të kësaj shkolle, të cilët i dhanë jehonë edhe më të madhe ngjarjes.
Gjithashtu, falënderojmë zëvendësdrejtorin dhe profesorët e gjimnazit për angazhimin e tyre të palodhshëm dhe përkushtimin gjatë organizimit të këtij aktiviteti.
Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin, përkushtimin dhe mbështetjen në këtë nismë me vlera të larta humane!