Nxënësit e “Hasan Prishtinës” vizitojnë Arkivin e Kosovës, mirëpriten nga drejtori Zyberaj
Në kuadër të vizitave nëpër institucione kulturo arsimore dhe institucioneve me rëndësi të veçantë, nxënësit e klasë së katërt të shkollës fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, kanë vizituar Arkivin e Kosovës.
Aty janë pritur nga drejtori ekzekutiv i Arkivave, Bedri Zyberaj me bashkëpunëtor.
Kështu ka bërë të ditur vet kryeshefi Zyberaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Nxënësit e klasave të katërta të Shkollës “Hasan Prishtina” vizituan mjediset e punës të AShAK-së si Vendruajten e dokumenteve, Sallën e hulumtimit, Bibliotekën e Arkivit, Sallën e digjitalizimit, atë të shërimit të dokumenteve si dhe fragmente të Ekspozitës për Nënë Terezën.
Interesi i nxënësve ishte shumë i madh dhe me ato që panë shuan një pjesë të kureshtjes së tyre se çfarë ruhet dhe si punohet në arkiv”, ka shkruar Zyberaj.
Postimi i Zyberajt:
Sot, Arkivi Kosovës kishte vizitorë të veçantë.
Nxënësit e klasave të katërta të Shkollës “Hasan Prishtina” vizituan mjediset e punës të AShAK-së si Vendruajten e dokumenteve, Sallën e hulumtimit, Bibliotekën e Arkivit, Sallën e digjitalizimit, atë të shërimit të dokumenteve si dhe fragmente të Ekspozitës për Nënë Terezën.
Interesi i nxënësve ishte shumë i madh dhe me ato që panë shuan një pjesë të kureshtjes së tyre se çfarë ruhet dhe si punohet në arkiv.
Fëmijët janë të mirëpritur kurdoherë në AShAK!