Nxënësit e Kamenicës, pjesë e programit “Fuqizimi përmes lojës”
Organizata joqeveritare “Play2EDUCATE (P2E)” në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Kamenicë kanë realizuar programin pesëjavësh “Fuqizimi përmes lojës”.
Ky program ka përfunduar me nxënësit e shkollave të mesme të Komunës së Kamenicës: Gjimnazi “Ismail Qemali”, Shkolla Teknike “Andrea Durrsaku” dhe Gjimnazi “Sejdi Kryeziu” Roganë. Programi ka pasur për qëllim zhvillimin e mendimit kritik rreth temave të ndryshme si: barazia gjinore, të drejtat e njeriut, zgjidhja e konflikteve, gjithëpërfshirja etj.
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës Komunale të Arsimit, Mirhane Morina, ka thënë se është shumë e lumtur që nxënësve të Kamenicës po u ofrojnë mundësi të tilla.
“Ne jemi shumë të lumtur që po arrijmë t’u ofrojmë mundësi të tilla fëmijëve tanë. Do të angazhohemi vazhdimisht që të realizojmë programe të tilla nga të cilat do të përfitojnë nxënësit”, ka thënë ajo.
/Epoka e re/