Nxënësit e kolegjit “Mehmet Akif” në olimpiadën “Genius” në Amerikë
20 prill 2018
| 15:39
Nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif” ashtu si në vitet e kaluara edhe këtë vit do të garojnë për Kosovën në olimpiadën “Genius” që do të mbahet në Oswego të ShBA-së.
Në olimpiadën “Genius”, janë kualifikuar 1200 nxënës nga 75 shtete nga mbarë bota.
Kosovën do ta përfaqësojnë 42 nxënës tëKolegjit “Mehmet Akif” me 14 projekte.
“Ju urojmë suksese nxënësve tanë dhe shpresojmë se edhe kësaj here Kosova do të përfaqësohet me sukses në arenën ndërkombëtare”, është thënë në njoftimin për medie të kolegjit “Mehmet Akif”.
/Epoka e re/