Nxënësit e Malishevës stërviten se si të mbrohen nga tërmetet
Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Drejtorinë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, ka mbajtur stërvitjen shkollore me simulator, për kujdes, mbrojtje dhe zvogëlim të rreziqeve në rastet e tërmeteve.
Në këtë stërvitje, kanë asistuar edhe zjarrfikësit, policia dhe shërbimi i urgjencës. Ekspertët e kësaj fushe të AME-së kanë mbajtur ligjërata për tërmetet dhe rrezikun nga tërmetet, si dhe për mbrojtjen në rastet e tërmeteve, pavarësisht se ku dhe kur mund të ndodhin ato.
Pas këtyre ligjëratave, është mbajtur edhe stërvitja e improvizuar në rastet e tërmetit në një kamion special, kur nxënësit mund të jenë në shkollë.
Ata janë mësuar se si të mbrohen, si duhet të largohen nga bankat, qëndrimin që duhet të mbajnë deri në largimin e rrezikut, si dhe daljen nga objekti.
/Epoka e re/