Nxënësit e “Mehmet Akif” morën medalje argjendi dhe bronzi në garën ‘Genius 2018’
19 qershor 2018
| 19:45
Lirik Qerimi, nxënësi i Kolegjit “Mehmet Akif”, u kthye me medalje argjendi nga Olimpiada “Genius 2018”, e cila u mbajt në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në këtë garë me medalje bronzi u shpërblyen: Shkurte Hajredini së bashku me Edisa Shoshi, Xhemail Borovci si dhe Engjell Ahmeti dhe Bujar Mehmeti.
Ndërsa me medalje “honorable mention” u shpërblyen: Aida Muhaxhiri – Buna Haraqija, Enes Ese, Edis Ese, Arelle Ese, Eron Sadiku, Andi Vllasolli dhe Klestor Veseli.
Në olimpiadë ishin prezentë 72 shtete me 1,285 projekte të ndryshme. Nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif”, morën pjesë me 13 projekte.