Nxënësit e “Mehmet Akif” triumfojnë në Rumani, ia zbardhin fytyrën Kosovës
Artikull i sponsorizuar:
Shkolla ‘Mehmet Akif’ në Prizren e ka përmbyllur me sukses pjesmarrjen e saj në garën ndërkombëtare Infomatrix që u mbajt në Rumani.
Pasi fituan të drejtën për të marrë pjesë nxënësit e kësaj shkolle e nderuan edhe më tej Kosovën, duke triumfuar me medalje.
E kordinatori i kësaj gare nga Mehmet Akif, Bleron Zherka shprehet se ishte kënaqësi të shihje nxënësit duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në një shtet që ende nuk na ka njohur.
Ne si intitucion edukativo arsimor vazhdimisht jemi pjesëmarrës në gara të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Këtë vit me nxënësit kemi marrë pjesë në garat si Nasa, Asef, Infomatrix dhe Olympia.
Gara Infomatrix është garë shkencore që organizohet në kryeqytetin e Rumunisë në Bukuresht.
Në këtë edicionin që ishte e 16-ta ishin 1016 pjesëmarrës me 595 projekte nga 46 shtete të Botës. Në mesin e këtyre ishim edhe ne, si përfaqësuesit të vetëm nga Kosova me 8 nxënës dhe 4 projekte.
Fitorja ishte e pa shmagshme me prezentimin e projekteve nga nxënesit të talentuar dhe fituam 2 medalje të argjenta dhe një të bronztë.
Ishte kënaqesi kur nxënësit dolën në skenë duke e valvitur flamurin e Kosovës në një shtet që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.” tha ai.
“Nxënësit e shkollës Mehmet Akif fituan 3 medalje në këtë garë që nuk ishte e lehtë pasi garuan ndërmjet 1016 pjesmarrësve nga shume vende të botës. Nxënësja pjesmarrëse Arit Mustafa u shpreh se ishte një përvojë shumë e mirë për ta, si nxënës të shkollës Mehmet Akif Prizren që ta përfaqësonim Kosovën dhe poashtu të ndaheshim të kënaqur nga gara me dy medalje të argjenda dhe një bronz.
“Ne pamë kultura të ndryshme, vende dhe gjuhë që nuk i kemi dëgjuar më herët. U njohëm dhe u miqësuam me shumë nxënës , pamë projekte jashtëzakonisht të mira dhe morëm ide për projektet vijuese që do t’i kemi. Besoj se këto momente nuk do t’i harrojmë kurrë,” u shpreh Arita Mustafa.
Kurse nxënësi tjetër i Mehmet Akif-Prizren, Andi Hoti thotë se në momentin që Kosova u deklarua në ceremoninë e medaljeve të gjithë ne u mbushëm përplot me emocione të papërshkrueshme.
“Unë dhe ekipi im jemi shumë të lumtur për çmimet që i morëm por që besojmë dhe synojm shumë më shumë sukses në garat e ardhshme. Duke u bazuar edhe në gjeneratat pasardhëse të kolegjit Mehmet Akif, unë mund të them se Republika e Kosovës do të nominohet dhe përmendet edhe në shumë gara tjera të nivelit botëror”.
Ndërsa nxënësi tjetër, Kerim Gjergjizi, tregon se synimi I tyre është që në të ardhmën ta bëjnë Kosovën të njohur mbarë botës ne fushën e shkencës dhe teknologjisë.
“Ne jemi një grup nxënësish të shkollës Mehmet Akif Prizren të cilët kemi marë pjesë në shumë gara ndërkombëtare per 5 vite me rradhë ku dhe këtë vit kemi pas nderin dhe kënaqësinë ta përfaqësojmë Kosovën ne garën e Infomatrixit e cila u mbajt në kryeqytetin e Romanisë, Bukuresht. Jemi ende të ri dhe synojmë që në të ardhmën ta bëjmë Kosovën të njohur mbarë botës ne fushën e shkencës dhe teknologjisë, dhe ta bëjmë që emri i saj të ceket edhe në shumë gara ndërkombëtare, tha ai.
Shkollat Mehmet Akif njihen në Kosovë për nivelin e lartë të edukimit dhe vazhdimisht triumfon në garat vendore dhe ndërkombëtare.