
Nxënësit e Prishtinës në BKK shkruajnë për heronjtë e Kosovës
06 mars 2025
| 15:19
“Shkruaj për heronjtë” ishte aktiviteti i sotëm me nxënës të shkollave fillore të komunës së Prishtinës organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” në hollin e saj në nderim dhe vlerësim të Epopesë së UÇK-së.
Dhjetëra nxënës, në praninë e drejtoreshës së përgjithshme të Bibliotekës Kombëtare, Blerina Rogova Gaxha e të u.d. të Arsimimit Bibliotekar, Venera Nitaj, zhvilluan punëtorinë për shkrimin e eseve për heronjtë e Kosovës.
Punimet e nxënësve po sot u ekspozuan në hollin e Bibliotekës dhe vizitorët mund t’i shohin dhe lexojnë shkrimet kreative të tyre për një javë rresht.