Nxënësit e shkollës “7 Marsi” zgjedhin Prekazin për festimin e pavarësisë (video)
Nxënësit e Shkollës Fillore “7 Marsi” të fshatit Poturoc të Komunës së Lipjanit kanë zgjedhur Prekazin për të kremtuar 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
xënësit e kësaj shkolle marshuan të veshur me uniformat e UÇK-së e FSK-së, si dhe me këngë lavdie kushtuar komandantit Adem Jashari.
Por jo të gjitha shkollat vepruan njësoj si shkolla fillore “7 Marsi” e fshatit Poturoc të Komunës së Lipjanit, për të festuar përvjetorin e pavarësisë.
Sot, u bë lajm një fotografi e nxënëseve të shkollave të Prishtinës, ku fëmijët shihen duke mbajtur fotografinë e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës dhe Vjosa Osmanit në ndërtesën e këtyre dy institucioneve.
Kjo fotografi ngjalli reagime të shumta, ku u bë thirrje që fëmijët mos të keqpërdoren për agjenda politike.