Nxënësit e shkollës fillore ‘Edmond Hoxha’ vizitojnë stacionin e policisë në Junik
31 maj 2019
| 14:50
Komandanti i Stacionit Policor në Komunën e Junikut, togeri Rasim Syla, së bashku me stafin e tij ka pritur sot në takim nxënësit e shkollës fillore “Edmond Hoxha” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve – 1 Qershori.
Komandant Syla ka bashkëbiseduar me nxënësit për rëndësinë e kësaj dite, 1 Qershorin, dhe pastaj kanë folur për punën në polici dhe kujdesin që duhet të kenë nxënësit në komunikacionin rrugor.
Komandanti i policisë në Junik, Rasim Syla, ka kërkuar nga nxënësit që të jenë më të vëmendshëm gjatë kalimit të rrugëve dhe të vrojtojnë shenjat e komunikacionit me saktësi në mënyrë që t’u shmangen sa më shumë aksidenteve në trafik.
Ndërkaq nxënësit kanë parashtruar pyetje për policët për punën e tyre të përditshme.
/Epoka e re/