Nxënësit e shkollës “Zenel Hajdini” në Tërstenik trajnohen për sigurinë në rrugë

16 mars 2023 | 12:37

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Drenas, përkatësisht me psikologun e kësaj drejtorie, Hazir Elshani, kanë vazhduar ligjëratat me nxënës të shkollave fillore për t’i vetëdijesuar për rrezikun në komunikacion.

Në shkollën fillore të mesme të ulët “Zenel Hajdini” në Tërstenik me nxënës të klasave 7, 8 dhe 9 është mbajtur ligjërata me karakter vetëdijësues, ku temë e ligjëratës ka qenë siguria rrugore si një e drejtë dhe përgjegjësi për të gjithë.

Ligjëratën e kanë mbajtur policia e Drenasit së bashku me psikologun e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Hazir Elshani. Ligjëratat me karakter vetëdijësues për sigurinë rrugore do të vazhdojë të mbahet në shkollat tjera, ku rruga është rrezik për nxënësit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ndërtesë që shfrytëzohet nga Shërbimi Federal i Sigurisë i…