Nxënësja e “Mihail Gramenos” përuroi librin “Qetësi”
Nxënësja e Shkollës së Mesme të Ulët “MihailGrameno” në Fushë-Kosovë, Onida Brestovci, pas botimit të librit të parë “Qetësi” me poezi botuar disa muaj më parë nga shtëpia botuese “Koliqi”, e ka përuruar të njëjtin në fundjavë në shkollën që ndjek mësimet, në prani të shokëve, shoqeve, mësuesve, familjarëve. Vargjet e librit të saj me titull “Qetësi”, në të cilët ka tema dhe motive nga liria, familja, shkolla, mësimet, udhëtimet, u recituan nga shoqet dhe shokët e saj.
I pranishëm në këtë aktivitet libri ishte edhe drejtori i shkollës, Ismet Gashi, i çmoi suksesin e Onidës në mësime, në lexime dhe në shkrime, duke i dëshiruar shëndet të mirë dhe krijimtari të tillë edhe në vitet e ardhshme. “Poetët e mëdhenj dikur kanë qenë të vegjël. Me veprat që kanë shkruar dhe botuar, janë bërë të mëdhenj. Nuk ka dyshim se edhe Onida një ditë do të bëhet shkrimtare e madhe. Pa dyshim, edhe shokët e shoqet e saj do të kenë suksese sepse qysh tash janë të mirë në mësime dhe marrin pjesë në gara diturie të ndryshme”, është shprehur drejtori Gashi.