Nxënësja, Maide Salihu promovon librin e saj “Gëzimet tona”

11 tetor 2020 | 11:14

Me një promovim të veçantë në sallën e Kuvendit Komunal të Preshevës u promovua librim me përmbledhje të poezive me titull: “Gëzimet tona”, nga autorja Maida Salihu.

Maida Salihu është̈ e lindur më 29.07.2010 në fshatin Shoshajë e Poshtme, komuna e Preshevës. Tashmë vijon mësimet në klasën e katërt në shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë dhe është nxënëse e shkëlqyeshme.

Propozimin e profesorit të gjuhës dhe letërsisë shqipe Sadat Agushi, i cili m’i përcolli poezitë e Maidës, i lexova dhe nuk mendova dy herë nga dashuria që kam për rininë̈ dhe në veçanti kur shfaqen me talentin e tyre.

Përmbledhja me poezi “Gëzimet tona” është libri i saj i parë.

Ajo tregoi guximin, arsyeton suksesin e shkëlqyeshëm në shkollë, krenari për familjen, mësuesen në rend të parë.

Poezitë që tani janë para nesh, si: Kush tjetër, Mund të jetë, Veç̧ ti nënë, autorja përshkruan qenien më sublime në botë me emrin nënë, ndërkaq me poezinë.

Babai është mësimi, Ne jemi e ardhmja e tij… përsiat fjalët, herë i bëhen jetë e herë e ardhmja

Në poezinë me temën

Për ty mësuesi, më pëlqen të shkruaj

vargje të bukura

mësuesit janë̈ figura kryesore.

Ndërkaq, në pamundësi për të ndryshuar diçka nga jeta reale poeti/ja zihet me vargun e tij/saj siç është poezia në këtë libër

Ndriço vendin tonë!

Për të drejtat e njeriut.

Vetëm dhjetëvjeçare ajo në poezitë̈ e saj përfshinë përditshmërinë, familjen, shkollën, mësuesen, shoqet, qytetin dhe gjithçka nga jeta.

Kjo do thotë se përkushtimi i saj qysh në këtë̈ moshë tregon se ka rrugëtim të mirë, por pa dyshim i gjatë dhe jo i lehtë dhe për këtë arsye ne i dëshirojmë vetëm të mira…

Shkruan: Rrahman Hyseni

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj ka folur për nënën e…