Nxirren copat e nëndetëses Titan ku vdiqën pesë persona | Foto

28 qershor 2023 | 20:46

Pjesë të nëndetëses që shpërtheu gjatë zhytjes drejt Titanikut, ku vdiqën pesë persona, janë parë për herë të parë që nga incidenti.

Rrënojat e metalit nga nëndetësja Titan u shkarkuan nga anija Horizon Arctic në Kanada të mërkurën.

Fotografitë kanë treguar pjesët e metalit të nëndetëses të mbuluara me pëlhurë para se të vendoseshin në kamionë.

Të pesë personat në bord vdiqën më 18 qershor pasi shpërtheu rreth 90 minuta në zhytje për të parë rrënojat e famshme të vitit 1912.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besnik Tahiri nga AAK-ja ka komentuar vizitën e kryeministrit Kurti…