Nxirren nga miniera nëntë trupat e minatorëve në Rusi
Autoritetet në Rusi kanë njoftuar se kanë nxjerr trupat e nëntë minatorëve, të cilët ishin bllokuar në një minierë të kaliumit, pas ajo u përfshi nga zjarri.
Fillimisht ishte raportuar se autoritetet kanë gjetur trupat e tetë minatorëve, por më pas u konfirmua se numri është nëntë. Miniera e prodhuesit rus, Uralkali që gjendet në qytetin Solikamsk më 22 dhjetor u përfshi nga zjarri.
Guvenatori i Prem Krai, Maxim Reshetnikov, ka thënë se “ne kemi bërë gjithçka që është e mundur për të shpëtuar nëntë minatorët”.
“Kemi bërë gjashtë përpjekje për të arritur te minatorët, por përpjekjet për të shuar zjarrin dështuan”, ka thënë ai.
Zjarri që ka shpërthyer në një thellësi prej 340 metrash në minierën në Solikamsk, që gjendet 2015 kilometra larg qytetit Perm. /Rel/