Nxirren të gjallë dy turistët e Zvicrës nga kërkim-shpëtimi malor i Kosovës
22 janar 2024
| 12:19
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) ka bërë në njoftim të rëndësishëm.
Ky shërbim, pas 13 orësh në aksion ka arritur të bëjnë lokalizimin e dy turistëve nga Zvicra që kishin mbetur të bllokuar si pasojë e një orteku që i kishte zënë brenda.
“Në orët e vona të mesnatës është bërë nxjerrja e tyre nga orteku nga anëtarët e ShKShMK-së, ku rrezikshmëria dhe zona tepër e papërshtatshme për intervenim dhe logjistikë e kanë bërë këtë aksion tepër të ndërlikuar”, ka njoftuar ShKShMK-ja.
Sipas këtij shërbimi, turistët janë në gjendje stabile shëndetësore, megjithëse kanë pësuar dëmtime.