Nxirren trupat e pajetë të dy viktimave nga zjarri në Berat
08 mars 2021
| 14:24
Babë e bir kanë humbur jetën në Berat pasi banesa e tyre është shkrumbuar nga flakët në lagjen “Muzakaj”.
Viktimat janë Jovan Vangjeli dhe djali i tij 36-vjeçar, Mateo Vangjeli.
Fillimisht trupin e pajetë të 61-vjeçarit, i cili ishte i shtrirë në krevat në dhomën e gjumit në pamundësi për të lëvizur pasi ishte i paralizuar.
Pas disa orë kërkimesh në banesë është gjetur i djegur edhe Mateo Vangjeli.
Ishin të afërm të tyre ata që panë zjarrin e përmasave të mëdha dhe lajmëruan zjarrfikësen.
Shkak për zjarrin besohet të jetë bërë një rezistencë që babë e bir e përdorin për të gatuar ndërsa veç shtëpisë ku u gjetën trupat e pajetë u dogjën edhe dy banesa të tjera ku pati vetëm dëme materiale./klannews/