Qeveria nxjerr në shitje Telekomin
22 janar 2019
| 15:53
Qeveria e Kosovës miratoi sot një kërkesë të prezantuar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, për përgatitjen e Telekomit të Kosovës për privatizim.
Lluka ka thënë se ka kërkuar nga BERZH-i që të ndihmojë qeverinë e Kosovës të ristruktorojë Telekomin e Kosovës, me qëllim të përmirësimit të performancës së kësaj ndërmarrje.
Ai ka thënë se BERZH-i ka ofruar gatishmërinë për të ofruar një kredi deri në 25 milionë euro për të ndihmuar përgatitjen e Telekomit për privatizim.