
Nxirret nga Klinika e Psikiatrisë pacienti që dogji veten
24 gusht 2023
| 08:31
Një pacient ka humbur jetën mbrëmë vonë në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK.
Pacienti dyshohet se i ka vënë flakën vetes kur po trajtohej në dhomën e izolimit në këtë klinikë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e krimeve të rënda, para se mjekësia ligjore ta tërhiqte trupin e pajetë të pacientit nga klinika.