Nxirret nga rrënojat në Durrës trupi i një të riut nga Gjilani
26 nëntor 2019
| 17:14
Trupi i njërit nga dy vëllezërit që janë nga Livoçi i Gjilanit është nxjerrë pa shenja jete nga rrënojat e një hoteli në Durrës ku të dy ishin duke punuar.
Këtë e ka konfirmuar ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.
Në ndërkohë është bërë me dije se janë duke vazhduar kërkimet edhe për vëllanë tjetër.