Nxirret nga ujërat e lumit Drin trupi i pajetë i shqiptarit, që u mbyt në mëngjes
24 shkurt 2018
| 12:57
Polumbarët dhe forcat e policisë së Shkodrës kanë arritur të nxjerrin nga ujërat e lumit Drin në Shkodër, personin që u mbyt mëngjesin e sotëm.
Por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i viktimës.
Policia jep të dhënat e para për qytetarët që të mund të bëjë identifikimin.
Sipas policisë viktima mbante të veshur një xhaketë të zezë, pantallona të zeza dhe është rreth 65 vjeç, raportojnë mediat ne Shqiperi.
Trupi i viktimës është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Shkodrës. Paraprakisht dyshohet se është një banor i lagjes “Bahçallëk”.