Nxirret një tjetër trup i pajetë në Thumanë, shkon në katër numri i viktimave
26 nëntor 2019
| 08:58
Një tjetër trup i pajetë është nxjerrë nga rrënojat e pallatit të rrëzuar në Thumanë, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë.
Bëhet fjalë për trupin e një gruaje, identiteti i së cilës nuk bëhet ende i ditur.
Kjo është viktima e dytë që regjistrohet në të njëjtin pallat të shembur në Thumanë.
Dy viktimat e tjera janë në Durrës dhe Kurbin, raporton “Top Channel”.
Ndërkaq mbi 300 persona janë lënduar.