Nxirret trupi i pajetë i Shemsedin Abazit, që vdiq pas tërmetit në Shqipëri

27 nëntor 2019 | 08:31

Nga tërmeti i fuqishëm i së martës i cili goditi Shqipërinë, deri më tani kanë humbur jetën 24 persona, në mesin e tyre edhe dy vëllezër nga Kosova.

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se tashmë është nxjerrë edhe trupi i të ndjerit Shemsedin Abazi, nga Livoqi i Epërm i Gjilanit.

Postimi i plotë i Hasanit:

Tashme sapo e nxorrem nga germadhat e hotel Tropikal, te ndjerin Shemsedin Abazi, nga Livoqi i Eperm i Gjilanit.

Ngushllime familjes Abazi per vdekjen tragjike te djemeve te tyre nga termeti !

Ambasada e Kosoves ne Tirane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, duke…