“NYT”: Dhëndri i Trumpit ka shmangur taksat, pa shkelur ligjin
14 tetor 2018
| 12:08
Dhëndri dhe këshilltari i presidentit, Donald Trump, Jared Kushner me gjasë ka paguar shumë pak, ose aspak taksa federale mbi të ardhurat mes viteve 2009 dhe 2016. Kështu thuhet në raportin e publikuar gjatë së shtunës nga “New York Times”, që citon dokumente financiare konfidenciale.
Dokumentet thuhet të jenë krijuar me bashkëpunimin e Kushnerit, si pjesë e shqyrtimit të financave të tij nga një institucion që po konsideronte një huadhënie ndaj tij.
Sipas “NYT”, faturat e taksave të Kushnerit reflektojnë shfrytëzimin e një klauzole të taksave të njohur si “amortizimi”, që u lejon investitorëve të pasurive të patundshme të zbresin një sasi të kostove të pronave të tyre nga të ardhurat e tatueshme.