NYT: “Facebook”-u ka ndarë me partnerët mesazhet private të përdoruesve”
Facebook”-u u ka dhënë disa kompanive çasje më të gjerë në të dhënat personale të përdoruesve sesa ishte raportuar më parë, duke i lejuar ata të lexojnë mesazhe private ose të shohin emrat e miqve pa pëlqimin e përdoruesve, ka shkruar “New York Times”, transmeton AP.
Gazeta, të mërkurën, bëri të ditura detajet e marrëveshjeve të veçanta midis rrjetit social “Facebook” dhe kompanive siç janë, “Microsoft”, “Netflix” dhe “Spotify”, si pjesë e zbulimeve më të fundit sesi ky rrjet social ndan të dhënat e përdoruesve.
“Facebook”-u ka ndarë të dhënat me më shumë se 150 kompani përmes aplikacioneve në platformën e tij edhe nëse përdoruesit e kanë pamundësuar shpërndarjen, shkruan gazeta.
“Facebook” iu përgjigj raportit përmes një postimi duke thënë se në kuadër të partneritetit iu është lejuar “integrimet e mesazheve” por pothuajse që të gjitha janë mbyllur gjatë muajve të kaluar. “Asnjë nga marrëveshjet nuk u ka dhënë kompanive të jashtme qasje në të dhëna pa pëlqimin e përdoruesit” kanë thënë nga rrjeti social “Facebook”./rel/