O ATDHE O PRUSHI I MALLIT
Nga Ajet Shala
Ooo Atdhe, o prush i dheut
Llavë që ndez gjakun në vena.
M`bënë krenar Skënderbeu
Dhe shenjtorja Nënë Tereza.
M’jep fuqi vetë lashtësia.
N`Arbëri ku shqip flet toka.
Gjuhën tonë flet Perëndia
Shkëlqen plisi ndër epoka.
Ska forcë n`botë t`bëjë ndasi!
Nuk ka Bibël as K`uran.
N’palcë të gjallë të Arbërisë
Jemi vet gjaku Ilirian.
Një qelizë nëpër damarë
Ktë e thotë vetë historia.
Jep kreninë Plis i bardhë.
Që kur n`tokë foli njerëzia.
Kemi shkabën dykrenare
Lart në shtizë shohim flamurin.
S`na ka ndarë as forcë e madhe
Dhe ata që mbollën gurin.
Në besim jemi prapë bashkë
Besë e madhe na bashkon
Kur këndojmë një ninananë
Shqipëria krahët i zgjat.
O Atdhe, o Prushi i Mallit
Mblidhi bijtë e Besës s`madhe.
Mos na shoh përçarë hasmi
Kur Nënëlokja ka kaq halle.
Kot e kanë klyshët e sllavit
Me helenë e zagarë t`rusit
Prapa diellit bashkë vafshin
Me lakuriqët e Bosforit.
Ku thojmë bukë edhe ujë
Vetëm një do jetë Shqipëria
Vëllezër gjaku veri-jug.
K`shtu qëndron n`këmbë Arbëria.