“O me Serbinë, o me Kosovën”, Vuçiç kërcënon SHBA-BE: Zgjidhni cilin krah do mbani, ndryshe do të ketë luftë!
Gjatë një eventi, Vuçiç lëshoi një ultimatum në drejtim të Perëndimit, duke i kërkuar që të zgjedhë mes Kosovës dhe Serbisë, madje duke kërcënuar edhe me luftë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka lëshuar një kërcënim ndaj Perëndimit, gjatë një takimi me Patriarkun Profirije dhe presidentin e republika Srpska, Milorad Dodik.
Gjatë takimit mësohet se ata kishin biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, ku në fokus ka qenë Kosova dhe marrëdhëniet me Perëndimin.
Gjatë një eventi, Vuçiç lëshoi një ultimatum në drejtim të Perëndimit, duke i kërkuar që të zgjedhë mes Kosovës dhe Serbisë, madje duke kërcënuar edhe me luftë.
“Nëse ata zgjedhin Kosovën, Serbia do të presë për momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzojë mundësinë për të vepruar”, ka thënë presidenti gjatë një eventi.
Lidhur me këto deklarata ka reaguar ashpër deputeti i Parlamentit Europian nga Gjermania, Reinhard Bütikofer, i cili i kërkoi dyshes ndërmjetësuese Borrell-Lajçak, por edhe drejtuesve të lartë të BE-së që të reagojnë për të mos lejuar që Vuçiç të mbjellë farat e luftës. Ai shtoi se pretendimet e tyre se Kurti është problemi nuk qëndrojnë.
“Hej, Josep Borrell, Miroslav Lajcak, OliverVarhelyi, e dëgjuat këtë me zë të lartë dhe qartë. Si mund të vazhdoni të pretendoni se “problemi” është kryeministri Kurti? Ju pretendoni se ndiqni “stabilitetin”, por e lejoni #Vuçiçin të mbjellë farën e luftës! Vonderleyen, ju duhet të ndryshoni kursin e BE-së! TANI!”, shkroi ai në një postim në “X”.
Kjo deklaratë vjen në të njëjtën ditë kur në Beograd u mbajt dhe vazhdimi i seancës konstituive të parlamentit të ri, ku vëmendje të madhe mori Kosova.
Ana Brnabiç, kandidate për kryetare të Kuvendit të Serbisë, tha gjatë seancës se opozita me koalicionin “Serbia Kundër Dhunës”, në vitin 2022 në Vjenë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
“Ju dëshironi që ta shikoni Albin Kurtin në krye të Serbisë”, nënvizoi kryeministrja në detyrë.
Nga ana tjetër, Rusia vazhdon që të tentojë të përdorë rastin e Kosovës për të justifikuar veprimet e saj kundër Ukrainës.
Përfaqësuesit e Putinit kanë thirrur një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, gjë e cila u krye për të parandaluar krimet makabre ndër civilë në Kosovë. Rusia njoftoi se seanca do të mbahet të hënën e 25 marsit, ndërsa pretendohet se kjo ka nxitur zemërimin e përfaqësuesve të perëndimit.
Të gjitha këto deklarata vijnë në një kohë kur dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ndodhet në një ngërç të madhe dhe çështja e dinarit serb ka agravuar situatën.
In his latest veiled warmongering threats Vucic yesterday warned the West that they must choose between Kosovo and Serbia. If they choose Kosovo, Serbia will “wait for the best possible momentum and we will seize our opportunity”. pic.twitter.com/iExGzctOOr
— Demush Shasha (@DemushShasha) March 18, 2024